Kënga e fushatë së PS-së, Veliaj në Report Tv: Rama një nga kontribuuesit më të mëdhenj

14 Prill 2023, 16:46

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’, ka zbuluar detaje në lidhje me këngën e fushatës së Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit. Për gazetarin Arbër Hitaj, Veliaj u shpreh se kryeministri Rama ka qenë një nga kontribuesit kryesor.