Bajram Cani është personazhi i sotëm në “Një nga ne”.
Babai i 3 fëmijëve, prej 46 vitesh ushtron zanatin e këpucarit në qytetin e Elbasanit. Është ndër të paktët që kanë mbetur, por thotë se do e vazhdojë derisa të ketë frymë.
Për mjeshtrin e këpucëve, vitet e fundit po vihet re një rritje e klientelës. Megjithatë, pak duan ta ushtrojnë. Nga të rinjtë interesi është zero.
Bajrami merret me prodhimin e këpucëve dhe riparime të ndryshme sipas nevojave të klientëve. Tregon se për të realizuar një këpucë cilësore duhen 2 ditë.
Kërkesat i ka nga individë të cilët e kanë të vështirë të gjejnë në treg këpucë të përshtatshme, për shkak të numrit ose gjerësisë së këmbës.
Prodhimi i këpucëve i jep kënaqësinë më të madhe, sidomos kur klientët rikthehen sërish në ambientin e tij për ta falenderuar ose për të bërë porosinë e radhës. Kërkesat i vijnë dhe nga jashtë vendit, kryesisht nga emigrantë.
Bajrami tregon sesi puna i është lehtësuar falë makinerive të reja.
Na thotë cilat janë kërkesat që i vijnë më së shumti dhe nëse ia vlen të ushtrohet ky zanat.
Pse të rinjtë nuk kanë interes për zanatet?
Çfarë duhet bërë që të ngjallim sërish kureshtjen dhe dëshirën për ta ushtruar zanatin e këpucarit?
Cilat janë proceset që mbulon në përditshmëri?
Të gjitha këto i jep përgjigje në emisionin “Një nga ne”