Kërcënimi me jetë për arbitrin, Eduard Prodani në Report TV: Superliga me 'guidë', gjyqtarëve iu kanë çuar plumba! 'Ky pazar këtë fund ka'

10 Prill 2023, 13:41 | Përditesimi i fundit: 2023-04-10 15:28:11

Arbitri i futbollit, Juxhin Xhaja dhe familja e tij u kërcënuan me jetë para ndeshjes Kastrioti - Bylis, me duelin që u shty nga FSHF. Organi i futbollit në vend shkoi edhe më shumë duke thënë se ishin përfaqësues të krutanëve që ishin pas kësaj ngjarje, teksa për këto presione edhe një javë më parë një gol i Laçit kundër Kastriotit u anullua.