‘Kërcënon’ Ministri i Punës në Greqi: Do bllokojmë çdo financim të BE për Shqipërinë nëse Beleri s’betohet! T’i harrojë paratë nga Evropa

21 Gusht 2023, 13:50

Çështja Beleri është kthyer në kryefjalën e mediave greke, sidomos pasi figurat më të rëndësishme të politikës greke shigjetojnë me deklarata të forta Shqipërinë. Së fundmi, në një intervistë për mediat e huaja, Ministri i Punës dhe i Çështjeve Sociale në Greqi, Adonis Georgiadis ‘kërcënoi’ se do të bllokonte financimet për Shqipërinë dhe se do të paguajë një çmim shumë të lartë.