Kërcënuan me jetë biznesmenin që fitoi tenderin për lëndë drusore, lihen në burg 2 prej të arrestuarve! Arrest shtëpie për 62 vjeçarin

13 Prill 2023, 17:58

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 2 prej 3 të arrestuarve për kërcënimin me jetë të biznesmenit Eral Myftaraj,të cilit i kanë kërkuar që të tërhiqej nga gara për tenderin për furnizimin me lëndë drusore nëpër shkolla që kapte vlerën 853 mijë euro. Në burg janë lënë Alger Alcani, 27 vjeç dhe Edmir Boçi, 37 vjeç. Ndërsa për të arrestuarin tjetër, Shaqir Alcanin, 62 vjeç, është caktuar masa e arrestit shtëpiak