Kërcënuan një person në Shkodër, shihni VIDEO-n kur i riu i shkon me kallashnikov tek dera e shtëpisë

7 Shkurt 2023, 14:48 | Përditesimi i fundit: 2023-02-08 15:04:27

Tre të rinj ranë në pranga në Shkodër pasi kërcënuan me armë një person në Shkodër. Në video shihet momenti kur një prej të rinjve shfaqet me kallashnikov në dorë në shtëpinë e personit që kërcënuan. Por falë ndërhyrjes së Policisë u parandalua një ngjarje e mundshme kriminale.

  •