Gazment Bardhi ka shuar dyshimet se PD dhe kryeministri Rama po dialogojnë për të arritur një zgjidhje të situatës politike. Përballë Babaramos, Bardhi pohoi se asnjë drejtues i PD nuk ka asnjë kanal komunikimi me kryeministrin Rama. Duke e bërë kryeministrin shkaktar të krizës politike, Bardhi tha se nuk do të ketë një gjë të tillë, për aq kohë sa ai do të jetë në krye të qeverisë.
"Ajo që unë mund të pohoj me 100% siguri është që as kryetari i PD, Lulzim Basha, as ndonjë drejtues tjetër i PD, nuk ka asnjë kanal konunikimi me Edi Ramën. Nuk ka për të patur asnjë kanal komunikimi me Edi Ramën, asnjë marrëveshje me Edi Ramën, sa kohë ky është kryeministër, sepse situata ku ndodhet sot vendi është për shkak të këtij njeriu. Nuk mund të negociohet me shkaktarin e situatës. Do të duhet të largohet shkaktari i situatës Edi Rama dhe, më pas, vendi do të shkojë dretj zgjidhjes, që i japin fund krizës politike apo institucionale, por negociata me Edi Ramën sa kohë ky është kryeministër i Shqipërisë, nuk ka për të patur", tha Bardhi në '5 pyetje nga Babaramo'.