Kërkonin 15 mijë € për të kaluar emigrantët nga Spanja në Angli, goditet grupi i trafikantëve shqiptarë! 7 në pranga, drejtuesit u kapën kur po ktheheshin në Shqipëri

8 Tetor 2022, 14:05

Një grup trafikantësh shqiptarë është arrestuar nga policia spanjolle pasi kërkonin deri në 15 mijë euro për emigrantët që donin të shkonin ilegalisht në Britani. Në pranga kanë rënë 7 persona, 5 prej të cilëve në Bizkay si dhe 2 të tjerë, të dyshuar si drejtues të organizatës, u arrestuan në Aeroportin e Madridit teksa po ktheheshin për Shqipëri.