KESH importon 9.5 mln euro energji për datat 2-15 tetor! Importet e energjisë për vitin 2023, arrijnë 43.5 mln euro

8 Tetor 2023, 19:04

9.5 milionë euro është fatura financiare e energjisë që ka blerë KESH, për të garantuar furnizim pa ndërprerje deri në 15 tetor. Në total për dy javët e para të këtij muaj është importuar mbi 95 mijë megavat energji elektrike. Ndërsa përgjatë gjithë vitit janë shpenzuar 43.5 milionë euro për importet e energjisë