KËSHILLAT BASHKIAKË/ PS forcë e parë në shumicën dërrmuese të bashkive, kryeson në Elbasan, Tiranë, Vlorë e Tropojë! Ndiqen nga BF e PD

16 Maj 2023, 11:51 | Përditesimi i fundit: 2023-05-16 16:52:36

Pas përfundimit të numërimit në disa prej bashkive ku tashmë janë shpallur fitues kryebashkiakët e rinj, po vijon puna për numërimin e votave për Këshillin Bashkiak. Përveç PS që forcë e parë në shumicën dërrmuese, forcë faktor cilësohet edhe PSD e Tom Doshit që merr mandate në thuajse çdo bashki të veriut.