Këshilltari i Bashës, Bejko në Report Tv: Partia mund të ndahet në dysh, kreu i PD ka vetëm 2 rrugë, ose të përjashtojë Berishën ose të japë dorëheqjen

7 Shtator 2021, 14:13

Lulzim Basha ka vetëm 2 rrugë në situatën ku ndodhet aktualisht pas presionit amerikan për të larguar Sali Berishën nga grupi parlamentar pas shpalljes së tij 'non grata' nga SHBA, ose të përjashtojë Berishën ose të japë dorëheqjen. Qëndrimi i prerë është i anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko, i cili është edhe këshilltar i kreut të PDsë për pushtetin vendor. Bejko thotë që në të gjithë këtë situatë PD rrezikon të ndahet në dysh.