Këshilltari i shqiptarëve në Malin e Zi, Nika për Report Tv: Duhen vepra për përmirësimin e cilësisisë së dy vendeve, marrëveshja për ndërtimin e urës mbi Bunë më e rëndësishmja

27 Shkurt 2023, 18:22

Faik Nika, këshilltar i shqiptarëve në Malin e Zi tha për Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj se nga 12 marrëveshjet që u firmosën ditën e sotme mes qeverisë shqiptare dhe malazeze, marrëveshje për përmirësimin e infrastrukturës është më e rëndësishmja, si për shembull ndërtimi i urës mbi Bunë.