Këtë sezon më pak ullinj, pritet rritja e çmimit të vajit! Ndikoi thatësira dhe sëmundja e ‘mizës së ullirit’! Fermerët në Vlorë: Prodhim i dobët

7 Tetor 2023, 18:41

Çmimi i vajit të ullirit pritet të jetë shumë i lartë këtë vit, për shkak se prodhimi në ullishte është i dobët. Në Vlorë, një ndër rajonet që mban peshën kryesore të prodhimit ne vend, si fermerët ashtu dhe specialistët e bujqësisë thanë për Report TV se shkak është thatësira dhe mungesa e spërkatjes kundër “mizës së ullirit”, një insekt që dëmton kokrrat dhe ul sasinë dhe cilësinë e vajit.