Kishin kthyer vilën në ‘shtëpi bari’ në Shijak, dalin pamjet nga operacioni i policisë! Armët të fshehura në mur

24 Janar 2023, 10:33 | Përditesimi i fundit: 2023-01-24 16:48:56

Një ‘shtëpi bari’ është zbuluar në Shijak të Durrësit, ndërsa është arrestuar pronari i banesës, Fredi Krasniqi dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij, Selman Krasniqi. Në ‘shtëpinë e barit’ u sekuestruan 444 rrënjë kanabis, si edhe një arsenal armësh që dyshohet se përdoreshin nga grupet kriminale.