Kishin mbetur të bllokuar në det, policia iu vjen në ndihmë 8 pushuesve në Vlorë

15 Qershor, 10:14 | Përditesimi: 15 Qershor, 10:14

Tetë pushues janë shpëtuar nga policia kufitare e Vlorës. 4 prej tyre kishin mbetur të bllokuar rreth 1 milje larg zonës së Shën Janit pasi gomonia me të cilën lëviznin kishte pësuar defekt. 4 të tjerët ishin bllokuar teksa po lundronin me kanoe në planin e Porto Palermos.

r.k./Shqiptarja.com