Klos/ Vrasja e 65-vjeçarit nga kushëriri, banori: Nuk dimë të ketë pasur konflikte mes familjeve

12 Qershor 2025, 09:34 | Përditesimi: 12 Qershor 2025, 09:34

Një banor i fshatit Xibër, ku u vra 65-vjeçari  Selim Velsula u vra me thikë nga kushëriri 32-vjeçar Hazbi Velsula, thotë për mediat se nuk ka pasur konflikte mes familjeve. Ai thotë se si punonjës i Njësisë Administrative Xibër, nuk është në dijeni të një ankese që mund të jetë bërë nga familjet.

“U shokuam kur e morëm vesh rastin. Iu shpreh ngushëllimet familjes. Nuk dimë që ka pasur ngatërresa mes familjeve, mendoj se mund të ketë qenë diçka e çastit.

Janë kushërinj, por në dijeninë time, nuk kanë pasur ndonjë kontraditë apo konflikt përveç diçkaje të momentit.  Unë jam punonjës i njësisë administrative këtu dhe nuk kemi pasur asnjë ankesë nga njëra familje apo tjetra për probleme pronësie, kufijsh”, u shpreh banori.

r.k./Shqiptarja.com