Klosi: Zhupa dhe Berisha kanë tjetërsuar pronat e komunitetit bektashi në Ksamil

11 Maj 2023, 14:21

Akuzave të Ina Zhupës, Blendi Klosi iu përgjigj me një kundër akuzë në Report Tv. Sipas tij, Zhupa së bashku me Sali Berishën kanë përvetësuar pronat e komunitetit  bektashi.

“Zhupa dhe Sali Berisha që thonë se do prishen varrezat për të ndërtuar pallate, që është zero e vërtetë, kanë konflikt të pastër interesi me pronat, një familjar shumë i afërt dhe Zhupës dhe Berishës, në tryezën e shtëpisë kanë tjetërsuar pronat e komunitetit  bektashi në Ksamil dhe Sarandë dhe kanë shkuar në SPAK, janë grabitës të pastër pronash”, tha Klosi.