Koalicioni opozitar kërkon heqjen e logove të partive nga fleta e votimit dhe vendosjen e emrit të Sali Berishës në vend të Ilir Metës, Kolegji Zgjedhor i shqyrton sot

21 Prill 2023, 14:23

Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë ditën e sotme në dy seanca të veçantë ankimet e koalicionit Berisha-Meta për fletën e votimit. Koalicioni opozitar kërkon heqjen e logove të partive politike nga fleta e votimit dhe zëvendësimin e emrit të Ilir Metës si kryetar i koalicionit me emrin e Sali Berishës.