'Kodimi' që në klasë të parë, Muzhaqi në Report TV: Projekt pilot, e nisim nga shtatori në 100 shkolla! Zhvillim aftësish përmes argëtimit, jo notë për fëmijët

13 Prill 2022, 18:11

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka shpjeguar në Report Tv se kodimi është një projekt pilot që fillimisht do të implementohet në 100 shkolla dhe më pas do bëhet një analizë e thelluar për ta shtrirë në nivel kombëtar. Për të rinjtë që kanë dëshirë të mësojnë kodimin, ministrja tha se po punohet me një program që synon ngritjen e  qendrave të kodimit, ku çdo i ri mund të bëjë kurs falas.