Koha e protestës, i ftuar gazetari Ylli Rakipi

26 Dhjetor 2018, 15:28

TIRANË- I ftuar në “5 pyetje nga Babaramo” ka qënë edhe gazetari Ylli Rakipi, i cili ka folur lidhur me skandalin e një prej kompanive që ka fituar tenderin për një prej segmenteve të unazës së madhe në Tiranë “DH Albania”.

Rakipi, drejtuesi i emisionit “Të paekspozuarit”, i cili zbuloi pak javë më parë skandalin u shpreh se korrupsioni shkon deri në arritur nivelet më të larta të qeverisjes dhe se të dyja palët poltike janë të përfshira në skandalin që po mundohen të fshehin.

Gjatë fjalës së tij, Rakipi iu përgjigj pyetjes se paratë ishin dërguar në Amerikë pasi në pjesë e rëndësishme e politikanëve ikin nga politika jetojnë në SHBA dhe i kanë paratë 100% të pastra atje në një vend  të sigurt dhe demokratik.