Kokaina nga Amerika Latine në Shqipëri në lëkurë gjedhësh, GJKKO lë në burg 10 anëtarët e grupit! Kolumbiani e 2 venezuelianët: Erdhëm për të mbjellë flokët

18 Nëntor, 20:18

GJKKO la në fuqi masat e sigurisë për 10 të arrestuarit në kuadër të shkatërrimit të grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine e cila pasi përpunohej në Shqipëri në një laborator të sofistikuar në fshatin Qerekë të Fushë-Krujës hidhej në tregun europian. Tre shtetasit e huaj kanë mohuar të kenë lidhje me trafikun e kokainës.

      No videos found.