Koleksionisti fierak kthen ofiçinën në muze! Rreth 250 objekte e orendi të vjetra, datojnë prej 1920-ës! Ernest Gjonçe: Nuk ndalem

2 Maj 2023, 17:23

Ernest Gjonçe nga Fieri është një ndër koleksionistët e rrallë, që me pasion ka ngritur një muze personal në ofiçinën mekanike ku dikur punonte si llamarinist. Sot numëron rreth 250 objekte e orendi të vjetra shtëpiake që datojnë prej 1920-ës.