Koleksionisti Gjergji Thimo: Koço Kokëdhima më ofroi pazar, donte të falsifikonte 100 ikona / Pjesa e dytë

9 Tetor 2018, 16:22

Koleksionisti Gjergji Thimo, ka qenë i ftuari i mbrëmjes së sotme në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”. Thimo ka treguar ‘brengën e tij’ që prej momentit kur në 2013, policia sekuestroi ikonat e tij. Thimo u arrestua, e më pas u lirua, ndërkohë që në një bisedë me gazetarin Ilir Babaramo, ka folur edhe për ish-deputetin Koço Kokëdhima.

Thimo ka thënë se Kokëdhima i ka ofruar në vitin 2002, që të bëhej pjesë e falsifikimit të ikonave. Thimo shpjegon “skemën”. 100 ikonat më të mira të tij, do të ekspozoheshin në Qipro, e më pas kur të ktheheshin ikonat në Shqipëri do të ktheheshin ikonat e falsifikuara, pasi ato origjinalet do t’iu shiteshin dy specialistëve nga Qipro dhe Malta.

 

 

Donin të më bënin pjesë të trafikut të tyre, kur koleksioni im u certifikua Koço më tha: ”Hajde të bëjmë një ekspozitë në Spanjë, Qipro me njerëzit tanë. Kur të vij me 100 ikonat më të mira, do vijnë specialist nga Qipro dhe Malta dhe kur të kthehen ikonat do të jenë të falsifikuara. Ik o Koço i thashë.

Gjergji Thimo, koleksionist

Koleksionisti Gjergji Thimo ka folur edhe për një moment tjetër bashkëpunimi me Koço Kokëdhimën. Ai ka thënë se me ish-deputetin e PS, ka patur një miqësi të ngushtë, aq sa kanë qendruar deri në orët e vona të natës sëbashku.

Koço Kokëdhima le të shkonte t’i blinte. Vinë i shohin këtu e i marrin. Siç fola me fakte, për këto ikona që Koço i pa dhe më thonin që i ke vjedhur ti çdo ikonë.  Edi Ramën e kam takuar disa herë. Kam patur takime të veçanta, kemi folur për ekspozitën.

Kur vinte Koço, rrinte deri në 2-3 të natës, vinin diskutonin për hallet që kishin bashkë me gruan. Ramën e kam takuar njëherë tek shtëpia e Koços, njëherë në një galeri, dhe në disa ndërmjetësime të tjerat.