Kombëtarja vijon me supergola, U-21 ngjall Shpresat me përmbysje të ‘çmendur’ kundër Rumanisë!

12 Shtator 2023, 20:42

Çmenduri, pesë gola, spektakël dhe përmbysje në “Elbasan Arena”. Kombëtarja U-21 e Shqipërisë fitoi 3-2 kundër moshatarëve të Rumanisë, duke marrë vendin e parë në grupin E kualifikues të Europianit 2025 për këtë grupmoshë.