Komisioni Evropian propozon paketë ligjore për masa kundër korrupsionit, eksperti Gjipali në Report Tv: Ka konsensus politik në BE për luftë kundër korrupsionit

5 Maj 2023, 13:58

Përmes një pakete të re ligjore, Komisioni Evropian synon të forcojë masat për ndëshkimin e personave të përfshirë në korrupsion në 27 vendet anëtare. Por sipas propozimeve, masa të forta deri në ngrirjen e aseteve do merren edhe ndaj personave nga vendet e treta që kanë kryer vepra të rënda korrupsioni, siç është rasti i Shqipërisë.