Kur jemi 1 muaj larg miratimit të buxhetit të vitit 2022 nga ligjvënësit, palët e interesit janë duke u paraqitur në komisionet parlamentare për të parashtruar kërkesat e tyre. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se sektori i transportit publik është në prag të kolapsit, ndikuar edhe nga rritja e çmimit të karburanteve. Veliaj kërkoi 'ndihmë' për të shpëtuar këtë sektor, teksa dha edhe disa propozime. Veliaj tha se Bashkia do të subvencionojë 1 milion dollarë për të shpëtuar këtë sektor, por theksoi se të gjitha palët duhet të mbajnë pjesën e 'barrës' që i takon.
"Kemi një paketë që të bëhet i menaxhueshëm i industrisë së transporti publik që sot është në prag të kolapsit. Bashkia është përgatitur të bëjë subvencion 1 mln dollarë për të shpëtuar transportin publik, por duhet që secili të bëjë pjesën e vet të barrës", tha Veliaj.

















