Komiteti i Helsinkit denoncoi dhunimin e një 14-vjeçari në komisariat, policia: Kemi nisur hetim nëse 3 efektivët kanë shkelur kompetencat

24 Prill 2025, 11:24 | Përditesimi: 24 Prill 2025, 15:36

Policia ka reaguar pas denoncimit të bërë nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit se një fëmijë 14-vjeçar është dhunuar nga punonjës policie. Komiteti i referohej një denoncimi të bërë nga prindërit e të miturit, që thoshin se e kishin ndaluar pranë zonës së Kodrës së Liqenit në kryeqytet se po hidhte kapsolla.

E.H/Shqiptarja.com