TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është ndalur të flasë për koncesionet e dhëna nga qeveria Rama, të cilët i quajti korruptive që PD-ja do i anulojë sapo të vijë në pushtet. E ftuar në studion e emisionit "5 pyetjet nga Babaramo", në Report Tv, Vokshi foli me gjuhën e shifrave, duke thënë se janë tregues se koncesionet nuk kanë në fokus qytetarët, por fitimin e "oligarkëve". Më konkretisht, një nga këto koncesione që ajo i quan korruptive është check-up.
"Çdo mjek ka një targët mujor dhe nëse nuk e arrin, atëherë ai gjobitet, pra iu mbahet nga paga. Detyrohet që të jap gjakun e vetë ose të familjarëve. Këto raste janë denoncuar, është fare e lehtë për të parë mostrat e analizave, SPAK ta hetojë. Madje ka pacientë që kryejnë check-up tre herë në vit, ndërkohë që duhet ta bëjnë një herë në vit", tha Vokshi, teksa solli një rast denoncimi që ka shkuar në PD.