Endri Shabani duke folur në '5 Pyetjet me Babaramon', e cilësoi SPAK si aleatin kryesor të opozitës, duke theksuar se veprimet e tij po legjitimojnë akuzat ndaj qeverisë Rama për korrupsion dhe lidhje me oligarkët.
Sipas tij, SPAK po ndihmon në çmontimin e një “piramide kriminale” të ndërtuar nga qeveria.
'Mendoj SPAK, është aleti kryesor i opozitës. Po legjitimon akuzat e opozitës. Na ka treguar që Çyrbja. Ka legjitimuar që këta vjedhin shqiptarët dhe që Rama qeveris me oligarkët. E shoh SPAK një aleat kryesor të opozitës. Se vjen me koston e politikanëve të caktuar tjetër gjë. Opozita që po i bën SPAK Ramës është vështirë t’ja bëjë kush tjetër. Rama qeveris se ka krijuar një piramidë kriminale, që po çmontohet.'