Kreshnik Spahiu deklaroi në ‘5 Pyetjet me Babaramon’ se modeli i SPAK është një instrument juridik i testuar më parë në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë për të çmontuar establishmentin politik të korruptuar.
Sipas tij, ndërkombëtarët përdorin këtë metodë në Shqipëri, por procesi është gradual dhe fokusohet kryesisht te ish-zyrtarët, jo kryeministrat në detyrë.
‘Amerikanët modelin e SPAK nuk po e implementojnë për herë të parë në Shqipëri. Në Shqipëri po e implementojmë të fundit, pasi e kanë implementuar në Kroaci, Bosnje, Kosovës. Instrument juridik për të shkatërruar establishmentin politik në disa vende ballkanike për shkak nivelit korruptiv.
Në të gjitha vendet ballkanike nuk janë arrestuar kryeministrat në detyrë. Kështu kanë bërë në Maqedoni, Bullgari, Sllovaki, Kroaci. Janë marrë me ish-ët. I kanë çmontuar gradualisht. Kjo metodë dhe në Shqipëri. A është e drejtë apo jo. Mbetet për tu diskutuar. Në Shqipëri me vete establishmenti i vështirë të ndryshohet. Ndërkombëtarët janë të bindur, dyshja Rama-Berisha nuk çahen. Me gjithë fletët e lavdërimit do i bëjnë pengesë SPAK. Dumani vështirë se do i zgjatet mandati. Këto dosje do kalojnë në disa nivele gjykatash. Do zbehen apo do hasen pengesa. Jam skeptik për një sukses. Këto fletë lavdërimi janë për të inkurajuar jo për të dhënë diplomën e suksesit të madh.’