Spahiu: Përplasja e Gjykatës Lartë me Kushtetuesen, rast i paprecedent në historinë e Shqipërisë

16 Dhjetor, 22:00

 - Kriza me Gjykatën Kushtetuese dhe çështjen e mandatit të kryetares së këtij institucioni Holta Zaçaj u diskutua mbrëmjen e sotme në '5 Pyetjet me Babaramon'.

Juristi Kreshnik Spahiu e cilëson përplasjen mes Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë si një rast të paprecedent në historinë e Shqipërisë, duke e lidhur me përpjekjet për të zëvendësuar kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, dhe disa anëtarë të tjerë.

'Me gjithë debatin që po ndodh. Të gjithë në fakt kanë një të përbashkët, që në vetvete ka një vullnet dytësor që të zëvendësojë anëtarët e GJK dhe kryetaren. Nëse ndryshohet kryetarja e GJK dhe hiqet para afatit e njëjta praktikë do ndiqet dhe për 3 të tjerë Toskën, Becin, Bejtja. Shkon efekti zinxhir. Toska dhe Beci shkojnë me të njëjtën praktikë si Zaçaj. Nuk shtrohet fjala për një njeri apo 6 muaj mandat.'