Konfirmohen 4 raste me murtajën e derrit në Kukës e Has! Drejtori i Shërbimit veterinar, Peposhi: Nuk transmetohet te kafshët e tjera

13 Shkurt, 18:19

Katër derra të egër që janë gjetur të ngordhur nga shoqata e gjuetarëve, dy në Pusin e Thatë dhe dy në Morinë vunë në lëvizje shërbimin veterinar në Kukës e Has.

Pas inspektimit në terren, mostrat e marra u dërguan për analiza në Institutin e Veterinarisë, nga ku rezultuan të prekur nga murtaja e derrit.

Drejtori i Shërbimit veterinar Bajram Peposhi, tha për Report Tv se u zbatuan protokollet përkatëse për asgjësimin e tyre.