Konfirmohet, qytetarët e Kosovës s’mund të udhëtojnë në Spanjë as pas liberalizimit

21 Prill 2023, 13:05

Edhe pse liberalizimi i vizave vlen për të gjitha vendet e zonës Schengen, bartësit e pasaportave të Kosovës, nuk do të mund të udhëtojnë në Spanjë, për shkak se ky shtet anëtar i Bashkimit Evropian nuk ia njeh pasaportat.