Konfirmon Golemin për një mandat të dytë në Gjirokastër? Rama nuk kursen lëvdatat për kryebashkiakun e Gjirokastrës

19 Tetor 2022, 17:16

Kryeministri Edi Rama duket se ka konfirmuar kryebashkiakun e Gjirokastër Flamur Golemi për një mandat të dytë. Nga takimi që po zhvillon në Gjirokastër, Rama nuk kurseu lëvdatat për Golemin, teksa tha ai ja ka dalë që të përfitojë fonde dhe nga donatorët duke mos pritur vetëm nga qeveria.