Konflikt mes 2 bashkëfshatarëve në Kurbin! Njëri plagoset me armë zjarri! Arrestohet autori i dyshuar

24 Gusht 2022, 21:06 | Përditesimi i fundit: 2022-08-24 22:27:38

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në fshatin Gjormë të Kurbinit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Rasim Tafa mbeti i plagosur pas një konflikti çasti me bashkëfshatarin Met Lika, i cili është shoqëruar në polici.