Konflikt në takimin e kandidatëve të Berishës për primaret në Kurbin! Pas sherrit me nënkryetarin e PD, anëtari qëllon me armë! Shpallet në kërkim

28 Nëntor 2022, 21:24 | Përditesimi i fundit: 2022-11-29 08:50:45

Takimi i ‘Rithemelimit’ në Kurbin nuk ka qenë aspak i qetë pasi ka përfunduar në të shtëna me armë zjarri. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka patur konflikt mes nënkryetarit të PD së Rithemelimit, Kastriot Marku dhe anëtarit Van Rica për kandidatët e primareve të Sali Berishës.