'Konkurrenca' gjobit me 10.6 mln lekë 4 grosistët e miellit: Marrëveshje për të fiksuar çmimet, operojnë si kartel! Si i shpëtuan ndëshkimit një vit më parë

24 Dhjetor 2022, 18:36

Autoriteti i Konkurrencës ka zbuluar se kompanitë e mëdha të miellit kanë bërë marrëveshje për çmimin e shitjes së miellit. Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të penalizojë me gjobë katër kompanitë Agroblend, Atlas Mills, Miell Tirana dhe Bloja, për të cilat thotë se kanë funksionuar si kartel duke fiksuar çmimet.