Konsulli i Ukrainës në vendin tonë: Disa familje ukrainase kanë mbërritur të Shqipëri për t’u strehuar! Ideja e çmendur e Putlerit, të lidhë Odesën me Moldavinë

3 Mars 2022, 13:07

Pas sulmit ushtarak që Rusia ka ndërmarrë në Ukrainë, mijëra qytetarë janë larguar nga vendi, kryesisht gra, fëmijë dhe pleq në shtetë kufitare pasi nuk janë të sigurt për jetën. Disa familje nga Ukraina, kanë mbërritur edhe në Shqipëri për t’u strehuar. Këtë fakt e bëri të ditur, konsulli i Nderit të Ukrainës në vendin tonë Bledi Bajraktari i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, i cili pohoi se janë strehuar në apartamente, por nuk dha detaje për numrin e saktë që shtetasve nga Ukraina që janë strehuar këtu.

‘Kemi disa familje nga Ukraina që kanë mbërritur në Shqipëri, kryesisht gra dhe fëmijë. Kemi kontakte me to. Ka edhe nga ato që kanë arritur të vijnë edhe vetë dhe kanë rezervuar apartamente. Ka edhe nga ato që adresohen tek ambasada. Shumë hotele na kanë ardhur në ndihmesë. Mund të ketë një numër të konsiderueshëm prej tyre që do të vijnë.’- tha Bajraktari.