Kontenieri me banane u gjet i hapur në Portin e Durrësit, mungonin disa arka! Arrestohen 20 persona, punonjës sigurie portual dhe operatorë (EMRAT)

17 Korrik 2022, 11:38 | Përditesimi i fundit: 2022-07-17 13:35:07

Mungesa e disa arkave në një kontenier me banane në portin e Durrësit ka vënë në pranga 20 persona. Mes tyre janë 16 punonjës sigurie në portin e Durrësit, dy operator firme dhe punëtori i kompanisë me shoferin që prisnin ngarkesën me banane në port.