Kontrabandë në bashkëpunim për tregtimin e ilaçeve, 8 të arrestuar në Tiranë, 10 nën hetim, 1 në kërkim

19 Nëntor 2022, 11:00

8 persona kanë rënë në pranga të policisë së Tiranës, 10 janë vënë nën hetim penal dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kontrabanduar lloje të ndryshme barnash, me vlerë të konsiderueshme monetare, me qëllim tregtimin e tyre.