Kontrata e re, mbi 12 mijë punonjës policie përfitojnë një vakt ushqimi falas! Fishta: 'VKM' ekzistonte, nuk jepej pasi nuk ishte në kontratën e vjetër

31 Korrik 2022, 13:34

Përmes një kontrate të re kolektive firmosur nga kryepolici Gledis Nano dhe kryesindikalisti Sadedin Fishta, shumë burokraci për të drejtat e policëve do të shmangen. Një prej përfitimeve është ai i marrjes së një vakti ushqim, i cili prej vitesh ishte parashikuar por nuk merrej me pretendimin se nuk përfshihej në kontratë