Kontroll në banesën e Ervis Martinaj në Surrel, forcat e policisë gjejnë shtëpinë 'të boshatisur'! Sekuestrohen disa dokumente

7 Janar 2023, 20:59 | Përditesimi i fundit: 2023-01-07 22:18:33

Mbrëmjen e kësaj të shtune, forca të shumta policie, me urdhër të SPAK zbarkuan në banesën e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj në Surrel. Burime për Report Tv Sokol Dema bëjnë me dije se në shtëpi janë marrë vetëm dokumente pasi nuk u gjet asgjë e paligjshme.