Kontrolle për para të padeklaruara në Portin e Durrësit, kapen 25 mijë euro në një autobus pasagjerësh, vinte nga Bari! Ndalohet shoferi

22 Tetor 2022, 13:21

Intensifikimi i kontrolleve të Policisë dhe Autoriteteve Doganore në Portin e Durrësit zbuluan 2 raste të eurove të padeklaruara brenda 24 orëve, në 2 linja pasagjerësh. Pas 522 mijë eurove zbuluar në një autobus, këtë të shtunë u gjetën 25 mijë euro në një furgon pasagjerësh, që vinte nga Bari. Paratë, dyshohet se janë nga trafiku i narkotikëve në Europë nga grupet shqiptare.