Kontrollet e BKH-së në banesat e partneres dhe ish-bashkëshortes të Ahmetajt, sekuestrohen edhe dokumente si mobiluan vilat

10 Mars 2023, 12:30

Në banesat e partneres dhe ish-bashkëshortes se Arben Ahmetajt janë sekuestruar dhe disa dokumente që vlerësohen si të rëndësishme për hetimet që po zhvillohen. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi bën të ditur se janë sekuestruar dokumentacione sa i takon arredimit të banesës, për mënyrën si janë bërë pagesat. Po ashtu mësohet se janë pyetur arkitektë, si dhe ndërhyrjet që janë bërë e madje janë pyetur edhe pronarët e firmave që kanë mbuluar punimet.