Kontrolli i Policisë në MEK, Karamuço: Sulmet kibernetike të anëtarëve të kampit synonin Iranin! Sokolaj: SPAK u sinjalizua nga partnerët ndërkombëtarë

20 Qershor 2023, 23:08

Policia e Shtetit ushtroi kontrolle ditën e sotme në kampin e MEK në Manzë të Durrësit, pasi dyshohet se anëtarët e opozitës iraniane që strehohen aty kryenin sulme kibernetike ndaj shteteve të tjera. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv tha se anëtarët e kampit MEK kishin si objekt të sulmeve kibernetike qeverinë iraniane, ndërsa sipas tij deri më tani nuk flitet ende për shtete të tjera. Karamuço u shpreh se kjo situatë ka qenë edhe temë diskutimi në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtar, që u thirr pak ditë më parë nga Presidenti Bajram Begaj.