Korça nën pushtetin e borës, rreth 4 mijë abonentë pa drita! Rruga e hapur për qarkullim për Dardhë e Voskopojë

1 Dhjetor, 11:39

Gjatë natës në juglindje kanë vijuar reshjet e borës me intensitet të lartë. Nga informacionet e marrë deri më tani, bëhet me dije se në zonat malore në mbi 1200 metër, trashësia e borës varion nga 50 cm deri në 60 cm. Më konkretisht, në Dardhë trashësia ka arritur në 50 cm, por nuk ka probleme me qarkullimin pasi është bërë e mundur hapja e segmentit, megjithatë duhen goma dimërore. Në Voskopojë, trashësia ka arritur në 20 cm por edhe në këtë fshat nuk ka probleme në qarkullim.

    No videos found.