U kremtua edhe në Korçë Dita e Ujit të Bekuar nga besimtarët ortodoksë.
Kremtimi i festës ka nisur prej mëngjesit me celebrimin e meshës hyjnore drejtuar nga Imzot Johani për të gjithë besimtarët në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.
Dhe më pas qytetarët iu drejtuan shatërvanit te lulishtja”Vangjush Mio”, ku është zhvilluar gjithnjë ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë.
Kryqin e kapi i riu Elvis Rakipi, për herë të dytë, ku herën e parë e ka kapur kryqin në vitin 2023.
I riu shprehet i lumtur dhe i uron të gjithë besimtarëve gëzuar këtë ditë të bekuar.