Korçë/ Flakët i shkrumbuan shtëpinë, çifti i të verbërve ngel mes katër rrugëve në fillim të dimrit: Na u dogjën të gjitha, shteti të na ndihmojë

22 Nëntor 2022, 11:21 | Përditesimi: 22 Nëntor 2022, 14:18

Një banesë ku jetonin dy të verbër në fshatin Kuç i Zi i Devollit, u shkrumbua totalisht mbrëmjen e djeshme. Falë reagimit të shpejtë të komshinjve, të dy pjesëtarët e familjes u nxorën nga banesa në momentin fillestar të flakëve. E zonja e shtëpisë Jeta Dyli thotë se zjarri nisi menjëherë nga mbrapa godinës, teksa me bashkëshortin ata ndodheshin brenda.

r.k./Shqiptarja.com