Korçë, nëna denoncon zhdukjen e djalit 16 vjeçar, ishte në procedim penal për vjedhjen e një telefoni

13 Dhjetor, 14:12 | Përditesimi i fundit: 2024-12-13 19:01:15

KORÇE - Një 16 vjeçar nga Korça është larguar nga banesa pesë ditë më parë pa njoftuar familjarët.

Ka qënë nëna e të miturit ajo që ka denoncuar rastin në polici, 11 dhjetor 2024.

Nëne e të miturit E. M thotë se shkak i largimit të djalit nga shtëpia ka qënë njoftimi i prokurorisë së Korçës për përfundimin e hetimeve, për procedin penal të nisur ndaj tij, për vjedhjen e një celulari. I mituri sipas pohimit të nënës është trembur dhe larguar nga shtëpia.

    No videos found.