Një 26-vjeçar është plagosur me thikë pak minuta më parë në qytetin e Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, i riu i identifikuar si Kostandin Ziu, ka marrë plagë në qafë dhe është paraqitur vetë në spital. I plagosuri ndodhet në reanimacion dhe në kujdesin e mjekëve.
Gazetari i Report TV, Armand Braho, informon se nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes dhe as se kush e ka plagosur të riun.


















